Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi po qëndron për vizitë pune në Francë

Paris, 28 mars 2011 – Një delegacion i Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeprokuri i Shtetit z. Ismet Kabashi, po qëndron për vizitë pune në Paris të Francës.

Qëllimi i realizimit të kësaj vizite është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.

Gjatë ditës së sotme delegacioni nga Prishtina është pritur nga z. Jean-Louis NADAL,  prokuror i pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Kasacionit, si dhe nga z. Jean-Claude MARIN, prokuror i Republikёs pranё Tribunalit tё Instancёs sё Madhe në Paris.

Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, njoftoi palën franceze me sfidat, problemet dhe punët që kryejnë prokurorët nga Kosova, si dhe shpalosi edhe prioritetet që ka si kryeprokuror i Shtetit.

Ndërkaq z. Jean-Louis NADAL, prokuror i pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Kasacionit, si dhe z. Jean-Claude MARIN, prokuror i Republikёs pranё Tribunalit tё Instancёs sё Madhe në Paris, duke e falenderuar delegacionin nga Prishtina për vizitën, shprehën gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit.

Delegacioni nga Prishtina gjatë ditës së sotme vizitoi edhe shkollën shtetёrore pёr gjyqtarё, ku u prit nga z. Samuel VUELTA-SIMON,  zёvendёs drejtor i kësaj shkolle.

Në të gjitha këto takime janë shkëmbyer përvojat dhe është biseduar për mënyrën më të mirë për rritje të bashkëpunimit në mes prokurorëve nga Republika e Kosovës dhe prokurorëve nga Franca.

Delegacioni nga Prishtina do të vazhdoj vizitën e punës në Paris edhe gjatë ditës së nesërme.