Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 7 prill 2011 - Sot u mbajt takimi i pestë i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim në mes tjerash u miratua neni 19 i Rregullores për Punën e KPK-së, u shqyrtua draft rregullorja për Punën e Komisionit Disiplinor të KPK-së, u aprovua vendimi për kompensimin e anëtarëve të KPK-së, si dhe u raportua vijueshmëria e zbatimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës me Ministrinë e Drejtësisë.

Në këtë takim u zgjodhën panelet për vlerësimin e kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për 45 vende të lira të punës për prokurorë të të gjitha niveleve. Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës u shprehën se janë të kënaqur me numrin dhe me strukturën e kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e shpallur për 45 vende të lira të punës për prokurorë të të gjitha niveleve.

Gjithashtu, në këtë takim, nga kandidatët e propozuar nga shoqëria civile, për anëtar i KPK-së, u zgjodh z. Kujtim Kërveshi, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Me zgjedhjen e anëtarit nga radhët e shoqërisë civile kompletohet përbërja e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.