Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 27 prill 2011- Sot u mbajt takimi i gjashtë i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim në mes tjerash u prezantua dhe u shqyrtua raporti i punës së prokurorive të Republikës së Kosovës për vitin 2010.

Gjithashtu, u  shqyrtuan dhe u aprovuan neni 19 i Rregullores për Punën e KPK-së, rregullorja e punës së Komisionit Disiplinor dhe organogrami i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.  

Në këtë takim u themelua edhe komisioni disiplinor në përbërje të tre anëtarëve të Këshillit Prokurorial, si dhe u zgjodh zëvendëskryetarja e Këshillit. Zëvendëskryetare e Këshillit Prokurorial të Kosovës u zgjodh zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, njëherësh anëtarja e Këshillit, znj. Sevdije Morina.

Po ashtu, në këtë takim, i cili ishte takimi i parë në përbërje të plotë të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, u bë edhe betimi i anëtarëve, të cilët para kryetarit të KPK-së z. Ismet Kabashit, solemnisht deklaruan dhe premtuan se do t'i kryejë funksionet që u janë besuar, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji.