Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokurori i Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 29 prill 2011 – Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi,  zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi dhe ministri i Financave, z. Bedri Hamza nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen e funksionalizimit të  Njësisë për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit.

Njësia për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit, do të koordinojë aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, në shkëmbim operativ të të dhënave në mes të shteteve, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të veprave penale, që ndiqen sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet kanaleve të sigurta të komunikimit.

Po ashtu, funksionalizimi i këtij njësiti ka për qëllim ngritjen optimale të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe ndërinstitucional, shkëmbimin e koordinuar të të dhënave në sferën ndërkombëtare dhe avancimin e proceseve ekzistuese të punës.

Njësia për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit, do të mbështetet duke parë nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit të organeve të drejtësisë dhe të punëve të brendshme, në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit.