Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi zhvilloi u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga

Prishtinë, 18 maj 2011- Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi zhvilloi sot një takim pune me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Kryeprokurori i Shtetit, njëherësh kryetari i Këshillit Proklurorial të Kosovës, z. Ismet Kabashi, e njoftoi presidenten me punën e prokurorive të vendit dhe me angazhimin e prokurorëve për shtimin e efikasitetit të punës së tyre.

Kryeprokurori Kabashi njoftoi se prokuroria është duke punuar me përkushtim, posaçërisht në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke shtuar se bashkëpunimi ndërmjet policisë, prokurorisë dhe gjykatave është duke u rritur.

Kryeprokurori Kabashi, gjithashtu, njoftoi se ka filluar të rritet besimi i qytetarëve në institucionin e prokurorisë, si rezultat i rritjes së transparencës të sistemit prokurorial.

Ndërkaq, presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, tha se puna e prokurorisë është e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij, si dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe drejtësi, duke veçuar se  prokuroria, si hallkë e rëndësishme e sistemit juridik, është në funksion të vendosjes së marrëdhënieve në shoqëri, meqë duke e luftuar krimin u krijohet hapësirë qytetarëve për jetë të qetë dhe të sigurt. Presidentja theksoi se niveli i demokracisë, arritja e standardeve evropiane, varet edhe nga puna e prokurorisë.

Presidentja e Republikës së Kosovës i premtoi kryeprokurorit Kabashi se  do të angazhohet për krijimin e parakushteve për një punë të suksesshme dhe efikase të prokurorisë.