Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi mori pjesë në tryezën me temë “Krimi i organizuar dhe pasuria e paligjshme, pengesë për zhvillimin e Kosovës

Mitrovicë, 27 maj 2011 – Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi mori pjesë në tryezën me temë “Krimi i organizuar dhe pasuria e paligjshme, pengesë për zhvillimin e Kosovës, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u diskutua për gjendjen aktuale dhe punën e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë tryezë kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, tha se prokuroritë kanë bërë pak në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, por premtoi rezultate konkrete.

“Do ta luftojmë korrupsionin dhe brenda këtij viti do të ketë rezultate të shkëlqyeshme”, theksoi kryeprokurori Kabashi.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë kërkuan funksionalizim më të madh të institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe funksionalizimin e doganave në veri.