Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Pensionohet prokurori Jusuf Mejzini

Prishtinë, 30 nëntor 2015 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka organizuar takim përshëndetës me Prokurorin Jusuf Mejzini, i cili ka arritur moshën e pensionimit dhe me këtë rast ka përfunduar edhe mandatin si Prokurorë.

Me këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke vlerësuar punën dhe kontributin e Prokurorit Mejzini, dhënë për sistemin prokurorial, ka thënë se ky sistem do të ndijë mungesën e punës profesionale të dhënë nga tashmë ish - prokurori Mejzini.

Kryeprokurori Lumezi ka thënë se puna profesionale, këshillat dhe mbështetja  e prokurorit Mejzini, kanë qenë udhërrëfyes dhe motiv për punën e prokurorëve të rinj.

Ndërkaq, prokurori i pensionuar, Isuf Mejzini duke e vlerësuar punën e prokurorit si një profesion të vështirë dhe me sfida, ka thënë se prokurorët duhet që punën e tyre të bëjë me përkushtim të madh dhe në mënyrë sa më profesionale.
 
Prokurori Mejzini gjatë punës së tij në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës ka bartur funksionet të ndryshme, ndërsa përfundimi i mandatit e ka gjetur si Prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.