Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Prishtinë, 5 shkurt 2016 / Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, ku u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen Prokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit, gjatë përmbushjes së kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.

Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve  të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorit të Shtetit lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet  ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e Kosovës.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.