Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U MBAJT TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL

Prishtinë, 07 gusht 2015 - Është mbajtur takimi i njëqind e katërt i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë aprovuar rregulloren e cila rregullon procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së, nga hyrja në fuqi e tutje. Po sot, anëtarët e KPK-së kanë aprovuar rregulloren e cila përcakton rregullat dhe procedurat për organizimin e pranimit për kandidatë për prokurorë nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë komisionin për hartimin dhe vlerësimin e provimit, strukturën e provimit dhe mënyrën e administrimit të provimit.

Kjo rregullore ka për qëllim të mundësoj përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në sistemin prokurorial të Kosovës. Po ashtu, nga 17 -të kandidatët e rekomanduar nga Komisioni për emërim i KPK-së për prokurorë, KPK-ja ka aprovuar dhe i ka propozuar presidentes së Republikës së Kosovës për emërim, emrat e 13 -të prej tyre, ndërkaq për katër kandidatët tjerë është refuzuar rekomandimi i Komisionit.