Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hyseni takoi udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit të KPK-së

Prishtinë, 22 janar 2019 – Kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka mbajtur një takim njoftues me udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit të KPK-së.

Në këtë takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe drejtori i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, kryesuesi Hyseni ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë për stafin e Sekretariatit, por ka kërkuar punë dhe angazhim me qëllim të realizimit të objektivave të KPK-së në funksion të Prokurorit të Shtetit për zbatimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. 

“Do ta keni mbështetjen time të plotë, por do të kërkoj nga Ju që të keni objektiva dhe synime të qarta dhe në harmoni me objektivat e KPK-së, me qëllim të fuqizimit dhe realizimit të objektivave të Këshillit, me të vetmin qëllim ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës”, tha Kryesuesi Hyseni.

Në anën tjetër, Drejtori Krasniqi, në emër të stafit të Sekretariatit, ka uruar Kryesuesin Hyseni për zgjedhjen në krye të KPK-së dhe ka ofruar mbështetjen e plotë të tij dhe të stafit të Sekretariatit në realizimin e objektivave të KPK-së.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësit e njësive të Sekretariatit prezantuan objektivat e punës të parapara për t’i realizuar gjatë vitit 2019.