Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hyseni ka takuar kryesuesit e komisioneve të përhershme të KPK-së

Prishtinë, 11 shkurt 2019 -  Kryesuesi i Këshillit Prokuorial (KPK) të Kosovës, Bahri Hyseni, ka mbajtur takim me kryesuesit e komisioneve të përhershme të KPK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të komisioneve të përhershme të KPK-së, të planifikuara për vitin 2019.

Kryesuesi Hyseni ka kërkuar që çdo komision i përhershëm të hartojë Planin e Punës së vet dhe gjitha planet duhet të bazohen në Planin e Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2019.

Po ashtu, Kryesuesi Hyseni ka kërkuar nga kryesuesit e komisioneve të përhershme që raportojnë para KPK-së për punët e realizuara në periudhën e dytë të vitit 2018.

Gjatë këtij takimi, Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka ofruar mbështetjen e Sekretariatit për të gjitha komisionet e Këshillit Prokuorial të Kosovës.