Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdojnë punët në implementimin e plotë të Projektit TIK/SMIL

Prishtinë, 15 shkurt 2019 – Grupi Punues i projektit TIK/SMIL (Teknologjia Informative - TI dhe Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve - SMIL) ka mbajtur takimin e radhës në vazhdën e aktiviteteve për implementimin e  plotë të këtij projekti.

Në këtë takim u prezantua raporti i trajnimit të përdoruesve dhe vënia në zbatim e SMIL-it në fushën penale në prokurori dhe gjykata.

Po ashtu, është biseduar dhe prezantuar raporti i pilotimit të SMIL-it për fushën civile në Ferizaj dhe komentet për funksionimin e shpërndarjes automatike të lëndëve në SMIL.

Projekti TIK/SMIL është projekt i përbashkët i KPK-së dhe KGJK-së dhe është duke u realizuar me përkrahjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.