Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisionin për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 20 shkurt 2019 – Komisionin për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është punuar në dy drafte rregulloresh, ku mori pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, dhe anëtarët e grupeve punuese përkatëse.

Në këtë takim është punuar për hartimin e Rregullores për administrimin dhe ndarjen e lëndëve dhe Rregullorja për shërbimin e komunikimit publik.

Hartimi i këtyre dy rregulloreve është duke u bërë në bazë të Planit të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2019.

Lidhur me hartimin e këtyre dy rregulloreve, Kryesuesi Hyseni, ka thënë se miratimi i tyre është shumë i rëndësishëm për sistemin prokurorial të Kosovës.