Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për periudhën 2020-2022

Prishtinë, 14 mars 2019 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2020-2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Pas prezantimit të KASH-it nga Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuara dhe diskutuar çështjet më të rëndësishme të përfshira në KASH, duke u fokusuar në veçanti në numrin shtesë të personelit dhe mjetet buxhetore shtesë për kategorinë e pagave e mëditjeve dhe mallrave e shërbimeve.

KASH-i reflekton nevojat e Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke u bazuar në objektivat strategjike të sistemit prokurorial dhe në këtë mënyrë, Komisioni e ka vlerësuar, përkrahur dhe mbështetur KASH-in 2020-2022 me disa rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e tyre, kryesisht në numrin e pozitave shtesë.