Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kreu i KPK-së dhe ai i Policisë së Kosovës bisedojnë për koordinim të veprimeve sistem prokurorial-polici

Prishtinë, 7 maj 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj, me ç’rast ka biseduar për një sërë çështjesh me interes të dyanshëm.

Ndër çështjet e diskutuara ishin çështja e ofrimi të sigurisë sipas nevojave të sistemit prokurorial, avancimi i sistemit për menaxhimin e rasteve, përfshirë ndërlidhjen e sistemeve elektronike të prokurorive dhe policisë, si dhe sistemimi i provave që gjenden në dhomat e dëshmive nëpër prokuroritë themelore.

Takimet dhe koordinimi i çështjeve të tilla ndërmjet Këshillit Prokurorial dhe Policisë së Kosovës, si dhe shumë çështjeve të përbashkëta do të jenë në fokus edhe në të ardhmen, përfshirë edhe çështjen e koordinimit të zbatimit të elementeve që ndërlidhen me formimin e Taskforcës dhe Trupit monitorues për zbatimin e Strategjisë së krimeve të luftës, çështje këto, që përbëjnë sfida në vete, më të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë.