Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet ngritja e kapaciteteve të brendshme për administrimin e prokurorive

Prishtinë, 20 mars 2024

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe EUKOJUST-it, anëtari i KPK-së dhe njëkohësisht kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive, z.Jetish Maloku, ka takuar sot ekspertin e EUKOJUST-it, z.Kristian Turkalj. 

Me këtë rast, z.Maloku falënderoi ekspertin kroat të Projektit EUKOJUST, z.Turkalj, për vizitën e tij, duke thënë se padyshim që bashkëpunimi dhe mbështetja e EUKOJUST-it dhe ekspertëve të tij mbetet e rëndësishme në shumë drejtime, sidomos në aspektin e zbatimit të procedurave për ngritjen e kapaciteteve të brendshme dhe për administrimin e prokurorive, gjë që ndikon në luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Nga ana tjetër, edhe z. Turkalj falënderoi për pritjen z.Maloku, duke nënvizuar se takimi i sotëm rezulton me trajtimin e temave nga fushëveprimi i përbashkët, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vendin tonë.

Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit potencuan se do të vazhdojnë me përkushtim aktivitetet e përbashkëta për forcimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.