Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hajdaraj priti në takim udhëheqësin e Ekipit për Sundim të Ligjit dhe të Drejta Themelore të Projektit EUKOJUST, z.Nicola Scaramuzzo

Prishtinë, 15 mars 2024

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Ardian Hajdaraj, priti në takim udhëheqësin e Ekipit për Sundim të Ligjit dhe të Drejta Themelore të Projektit EUKOJUST, z.Nicola Scaramuzzo.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mbështetjes së mëtutjeshme për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve të sistemit prokurorial dhe për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta për avancimin e transparencës publike dhe për përkrahje në fushën e teknologjisë informative, për të cilën kërkohet mbështetje financiare për të realizuar objektivat e parapara.   

Kryesuesi Hajdaraj falënderoi udhëheqësin e Ekipit për Sundim të Ligjit dhe të Drejta Themelore, z. Scaramuzzo, për mbështetjen e Projektit EKOJUST në fushat e veprimeve të parashikuara gjatë vitit të kaluar dhe për muajt në vijim të vitit 2024, duke e njoftuar atë edhe për përgatitjen e akteve nënligjore që rrjedhin nga ligjet e reja, të cilat kanë hyrë në fuqi.

Z.Nicola Scaramuzzo falënderoi z.Hajdaraj për pritjen, duke theksuar ofrimin e mbështetjes me përkushtim nga ana e mekanizmave të Zyrës së BE-së në Kosovë, përmes mbështetjes dhe organizimit të aktiviteteve që kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit.  

Në takimin e sotëm, z. Hajdaraj dhe z .Scaramuzzo diskutuan edhe për zhvillimin e aktiviteteve të tjera konkrete të bashkëpunimit gjatë këtij viti, siç janë angazhimet për përdorimin e plotë të të dhënave në formë digjitale dhe ngritjen e cilësisë së tyre, duke kaluar nga raportet manuale në ato digjitale përmes SMIL-it dhe për ngritjen e mekanizmave për kontrollin e brendshëm.