Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Miratohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2025-2027

Prishtinë, 14 mars 2024

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë anëtarët e Komisionit, Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së dhe udhëheqëset e njësive organizative për buxhet dhe financa.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2025-2027, dokument ky, i cili pas diskutimeve të zhvilluara është miratuar nga anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel dhe do të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e KPK-së. 

Më këtë rast, u tha se për nevojat e sistemit prokurorial janë kërkuar 143 pozita të reja për vitin 2025, prej të cilave 38 pozita janë paraparë për prokurorë të rinj, kurse pjesa tjetër për stafin administrativ.

Krijimi i këtyre pozitave të reja vjen si rrjedhojë e zbatimit të rregulloreve të reja, me anë të të cilave parashihet fuqizimi i kapaciteteve njerëzore për realizimin efikas dhe efektiv të proceseve të punës në sistemin prokurorial.