Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Urimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së me rastin e festës së 8 Marsit

8 mars 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi, me rastin e festës së 8 Marsit, uron të gjitha gratë, të cilat punojnë me profesionalizëm dhe përkushtim në sistemin prokurorial të Kosovës, si dhe ka shprehur falënderim të madh për kontributin e çmuar në kryerjen e përgjegjësive të tyre.

Drejtori Istrefi, përmes këtij urimi, çmon lart angazhimin dhe shpreh mirënjohje për përkushtimin e përditshëm të secilës grua për të përmbushur detyrën e vet dhe për të bërë më të mirën për institucionet prokuroriale.

Të nderuara, gëzuar Ditën Tuaj!

 

Me respekt,

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së,

Sami Istrefi