Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Përgatitet lista përfundimtare me emrat e kandidatëve për anëtar të KPK-së nga radhët e PSRK-së

Prishtinë, 5 mars 2024

Komisioni për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), i udhëhequr nga  anëtari  joprokuror, z.Dardan Vuniqi, mbajti takim e radhës, në të cilin morën pjesë prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi.

Në këtë takim janë shqyrtuar kandidaturat e të nominuarve për pozitën e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe pas shqyrtimit të të njëjtave është përgatitur lista përfundimtare me emrat e kandidatëve të nominuar për këtë pozitë në sistemin prokurorial.

Në përfundim të takimit te sotëm, anëtarët e Komisionit, theksuan se pas finalizimit të listës së kandidatëve do të mbahen zgjedhjet, ashtu siç është paraparë, më 15 mars 2024.