Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, uron të gjithë qytetarët me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2024

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, ka uruar qytetarët me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç‘rast në urimin e tij thuhet:  

Të nderuar qytetarë,

Në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe në emrin tim personal Ju përcjell me ngrohtësinë më të madhe urimet më të mira me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo datë historike është pasardhëse e shndritshme e synimeve të gjata për liri, demokraci dhe pavarësi, andaj me të drejtë lartëson vlerat tona, të theksuara në Deklaratën e Pavarësisë, si një frymëzuese e përhershme.

Dita e Pavarësisë – 17 Shkurti është dhe mbetet dita më e rëndësishme e shtetit tonë të përbashkët, sepse kurorëzoi përpjekjet e jashtëzakonshme që u arritën me sakrifica të panumërta, duke u bërë udhërrëfyese e denjë dhe transmetuese e fuqishme, jo vetëm e vlerave të lirisë sonë, por edhe vlerave të lirisë universale.

 

Me respekt,

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës,

Ardian Hajdaraj