Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet Takimi i 242-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt 2024

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 242-të, në të cilin janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Të gjitha vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast KPK-ja:

  • Miratoi Rregulloren për Zyrën për Rikthimin e Aseteve, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë;
  • Mori vendim për shpalljen e zgjedhjes së anëtarit të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe themeloi Komisionin për zgjedhjen e anëtarit të ri, në përbërje: Arian Gashi (Pokuroria e Apelit), kryesues, Agron Qalaj (ZKPSH) – anëtar dhe Sami Istrefi (SKPK) – anëtar;
  • Zgjodhi prokuroren Sebahate Sinani anëtare zëvendësuese në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve;
  • Caktoi prokurorin Arianit Salihu në pozitën e Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë;
  • Aprovoi propozimet e kryeprokurorëve të prokurorive themelore në Pejë dhe në Gjakovë për caktimin e prokurores Arlinda Nallbani – Gacaferri dhe prokurorit Kastriot Mema në cilësinë e mentorëve në Akademinë  e Drejtësisë së Kosovës;
  • Caktoi përfaqësuesen e KPK-së në Grupin punues në hartimin dhe harmonizimin e projektakteve që rrjedhin nga Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, prokuroren në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, znj.Luljeta Bilalli;
  • Formoi Grupin teknik për mbështetjen e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj;
  • Trajtoi Raportin e Panelit hetimor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili si subjekt hetimi ka kërkuar përjashtimin e një anëtari të KPK-së;
  • Anëtarët e KPK-së u njoftuan për pensionimin e prokurorëve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti, për të cilët do të dërgohen propozimet në Zyrën e Presidentes për lirim nga detyra.