Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hajdaraj priti në një takim njohës përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane

Prishtinë, 6 shkurt 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Ardian Hajdaraj, së bashku me Zëvendëskryesuesen znj.Jehona Grantolli, priti në një takim njohës Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, z.Erin Cox dhe Zyrtaren e Lartë Ligjore në OPDAT, znj.Benina  Kusari. 

Në këtë takim njohës, Kryesuesi Hajdaraj, falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për angazhimin dhe përkushtimin e madh për t’i ofruar ndihmë sistemit prokurorial, duke theksuar se, bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta do të vazhdojë më tej, ngaqë ndikon drejtpërdrejt në avancimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.  

Nga ana tjetër, Këshilltari Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane, z.Erin Cox, uroi Kryesuesin Hajdaraj dhe Zëvendëskryesuesen Grantolli për zgjedhjen e tyre në krye të KPK-së.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të planifikuara për vitin 2024, duke shprehur gatishmërinë e plotë për jetësimin e tyre.