Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

PROKURORIA SPECIALE KA NGRITUR PROPOZIM SHQIPTIMIN E MASËS INSTITUCIONALE EDUKATIVE NDAJ TË MITURIT B.M

 

Prishtinë, 8 dhjetor 2023 –  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas përfundimi të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur Propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo-korrektues,  për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).