Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 27 mars 2023 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast ka proceduar me rendin e paraparë të ditës.

Gjatë këtij takimi është shqyrtuar drafti i Rregullores për shtesat dhe kompensimet për të punësuarit në sistemin prokurorial, ku përcaktohen kriteret, kushtet, rregullat, mënyra e llogaritjes dhe procedura për përfitimin e shtesave dhe kompensimet për të gjithë të punësuarit në sistemin prokurorial

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit theksuan se me hyrjen ne fuqi të Ligjit për paga në sektorin publik, është përcaktuar se sa i përket procedurës, kritereve dhe kushteve për  kompensime dhe shtesa për të punësuarit në sistemin prokurorial duhet bërë rregullimi me akte të brendshme, andaj drafti i këtij akti është i rëndësisë së veçantë për sistemin prokurorial.

Në përfundim të këtij takimi, u tha kjo rregullore, pas finalizimit do të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e radhës së KPK-së.