Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Organizohet aksion vullnetar i dhurimit të gjakut në Këshillin Prokurorial

Prishtinë, 8 maj 2024

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), organizoi aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut në ambientet e këtij institucioni të sistemit prokurorial.

Me rastin e dhurimit të sotëm të gjakut, u tha se inkurajohen të gjithë punonjësit e sistemit prokurorial për dhurimin e gjakut, sepse dhurimi i gjakut është një akt i madh humanitar për shëndetin, jetën dhe shpëtimin e njerëzve në nevojë.

Rrjedhimisht, sot, kësaj nisme të KPK-së iu përgjigjen pozitivisht një numër i konsiderueshëm i punonjësve.  

Aksionet e dhurimit të gjakut, që organizon KPK-ja së bashku me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut janë shndërruar në një traditë ndër vite, ngaqë çdo gjashtë muaj organizohet një nismë e tillë humanitare.