Zyra E Kryeprokurorite Aktivitetet Single - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj

Prishtinë, 16 gusht 2020

E nderuara familje Selimaj,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj. Andaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

Ju e humbët një baba të urtë dhe të ndershëm, ndërsa sistemi i drejtësisë sot e humbi një profesionist të madh.

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit Kryeprokurori Selimaj i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Sinqerisht i Juaji,

Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumezi

slider-img