Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 05 Janar 2022– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh

 

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

3

1

9

1

-

1

-

15

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

1-1

1-1

-

-

-

-

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

 

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe dy (2) persona, në raste të ndryshme, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale "Sulmi", sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit ( apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale "Sulmi".


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja’’, tre (3) persona për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’, një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Kanosja’’, një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe një (1) person për veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.


Shkarko raportin 24 orësh