Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 04 Janar 2022– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka  ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

4

-

1

-

2

-

-

7

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

-

-

-

1-1

-

-

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

1

-

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit.


Shkarko raportin 24 orësh