Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 02 Janar 2022– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

10

-

1

1

-

2

5

19

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

2-2

-

-

-

-

1-2

 -

3-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave penale Lëndimi i rëndë trupor” dhe ”Pjesëmarrja në rrahje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave penale Lëndimi i rëndë trupor” dhe ”Pjesëmarrja në rrahje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Shkarko raportin 24 orësh