Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 01 Janar 2022– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza, kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

9-12

3-12

-

14-14

-

4-4

-

30-42

Ndalimet

-

5

2

1

-

1

-

-

9

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-4

2-2

-

-

-

-

 1-1

4-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale "Fajdeja". Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale "Lëndimi i lehtë trupor" dhe " Dhuna në familje", sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (ose masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit në dy raste të ndryshme, për dy (2) persona, për shkak të veprave penale "Fajdeja" dhe "Lëndimi i lehtë trupor", lidhur me veprën penale "Dhuna në familje", sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve",

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kontrabandimi me migrantë".


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në tentativë’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Shkarko raportin 24 orësh