Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 22 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër (3) personave, si dhe një (1) kërkesë për lëshimin e letër rreshtimit qendror dhe ndërkombëtar kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër  nëntëmbëdhjetë (19) personave.

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka  ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

23 – 27

13 – 15

3 – 3

15 – 19

/

7 – 9

4 – 6

65 – 79

Ndalimet

/

7

3

/

2

1

/

10

23

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

/

/

1 – 1

/

/

1 – 1

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër (3) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar“ nga neni 283 paragrafi 1, si dhe për veprën penale “Kontrabandimi me migrant“  nga neni 170 paragrafi 1, 3, 4 dhe 6 të KPK-së. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e letër rreshtimit qendror dhe ndërkombëtar kundër tre (3) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar“ nga neni 283 paragrafi 1, si dhe për veprën penale “Kontrabandimi me migrant“  nga neni 170 paragrafi 1, 3, 4 dhe 6 të KPK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara.

I ndaluari i parë dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi, personi i dytë i ndaluar dyshohet se ka kryer veprat penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose vijës kufitare” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa, i ndaluari i tretë është ndaluar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër  nëntëmbëdhjetë  (19)  personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ,

Dy (2) aktakuza kundër shtatë (3) personave  për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave

psikotrope dhe analoge”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është  ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Falsifikim i dokumentit”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i vulave” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Shkarko raportin 24 orësh