Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të shumës së parave prej dyzeteshtatëmijeshtatëqind (47.700.00) euro.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të shumës së parave prej dyzeteshtatëmijeshtatëqind (47.700.00) euro, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër  shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe,  janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

16 – 23

10 – 10

/

5 – 7

2 – 2

8 – 8

7 – 7

49 – 58

Ndalimet

/

1

3

/

1

1

/

2

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

/

/

/

/

1 – 1

/

3 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

3

/

/

/

/

/

/

/

3



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të shumës së parave prej dyzeteshtatëmijeshtatëqind (47.700.00) euro.

Kërkesa e parë është bërë për sekuestrimin e tetëmijekatërqind (8.400.00) euro, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se këto të holla janë përfituar duke i kryer veprat penale “ Mashtrim me subvencione“, nga neni 324 të KPRK-së, si dhe “Falsifikim i dokumenteve“, nga neni 390 të KPRK-së.

Kërkesa e dytë është bërë për sekuestrimin e tridhjetetremijetetëqind (33.800.00) euro, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se shuma e të hollave është përfituar duke kryer veprën penale “Mashtrim me subvencione“, nga neni 324, paragrafi 3 të KPRK-së, si dhe “Dhënie e ryshfetit“, nga neni 422, paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq, kërkesa e tretë është bërë për sekuestrimin e pesëmijepesëqind (5.500.00) euro, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se këto të holla janë përfituar duke kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit“, nga neni 421, paragrafi 1 të KPRK-së, “Mashtrimi në detyrë“, nga neni 419, paragrafi 4 të KPRK-së, si dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar“, nga neni 427, paragrafi 1, të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Zjarrvënia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të ndaluarit ka kryer veprën penale “Grabitja”, ndërsa i ndaluari tjetër ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër  dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Vrasje në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër  shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ” Kanosja”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tre  (3) aktakuzë kundër një (3) personave  për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdimësi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Shkarko raportin 24 orësh