Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

4

1

4

1

/

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 4

1 – 1

/

/

/

/

/

4 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe tre (3) persona janë  ndaluar për veprën  penale “Vrasje e rëndë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) persona, për veprat penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh