Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka paraqitur një (1) kërkesë për një (1) person për caktimin e masës së paraburgimit , si dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e katër (4) personave të dyshuar për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    39-49    12-17    -    6-8    1-2    8-12    14-21    80-109
Ndalimet    -    2    4    -    1    1    1    -    9
Paraburgimet:
kërkesat - personat    -    1-1    1-1    -    -    -    -    -    2-2
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona nën dyshimin që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar, ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3)personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ”Vjedhje pylli”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3)personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e identitetit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) personave për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” .
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6)  aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kunder dy (2) personave per shkak të vepres penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Nje (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”,
Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh