Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 11 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).       

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona me aktvendim të prokurorit të shtetit, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. 
        
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. 
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    12 – 15     5 – 5     8 – 9     2 – 2     2 – 2     5 – 7     2 – 3     36 – 43 
Ndalimet    /    4    1    3    3    1    /    /    12 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    /    /    /    2 – 2     /    /    /    2 – 2 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale dhe atë: një (1) person për veprën penale “Shmangie nga tatimi”, një (1) person për veprën penale “Vjedhje”, një (1) person për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
 
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3)personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore personit tjetër”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.       
     
Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së. 
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.   


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) person është ndaluar për vepër penale “Armëmbajtje pa leje”.

Aktakuzat :
Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër  dy (2) personave për vepër penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Tentim vrasje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Tentim vrasje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Shkarko raportin 24 orësh