Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 09 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).         

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit, si dhe  ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.  Me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10)  aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë  (7) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. 
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    22 – 26     8 – 12     7 – 7     10 – 15     /    4 – 7     2 – 2     53 – 69 
Ndalimet    /    4    2    1    /    /    /    /    7 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    3 – 4         /    /    /    /    /    3 – 4 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë nga neni 172 - 28 të KPRK-së. Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.    
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Shtrëngimi” nga neni 192 i KPRK-së dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” nga neni 202 i KPRK-së;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 356 i KPRK-së.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë, për veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Vjedhje e shërbimeve" ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për   vepër  penale  “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”;
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

Njoftimet tjera: 
 Me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10)  aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë  (7) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.        
    


Shkarko raportin 24 orësh