Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 08 Shkurt 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e katër (4) personave për 48 orë dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.  

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një  (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    10    4    1    -    -    -    -    15
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    1-1    3-4    -    -    1-1    -    -    4-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar gjashtë (6) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja “.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kontrabandimi me emigrant”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.  


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.


 


Shkarko raportin 24 orësh