Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 07 Shkurt 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë  (9) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e tre (3) personave dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe ka bërë një  (1) kërkesë për caktimin e masës ës paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    5    3    1    -    2    -    -    11
Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat    -    4-5    2-3    1-1    -    1-1    -    -    8-10
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -        -    -    -    -



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Shtrëngimi” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Shtrëngimi” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) të dyshuari për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. 
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Kontrabandimi me migrantë”, gjithashtu është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Kontabandimi me migrantë”.
 


Shkarko raportin 24 orësh