Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 03 Shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza, kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete, në Graçanicë.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).         

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

20-25

5-5

9-11

20-23

4-9

4-5

5-6

67-84

Ndalimet

-

5

1

1

-

1

-

-

8

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

3-3

1-1

-

-

-

-

 -

4-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:          

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,      

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) peron, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” .


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ , ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “ Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 


Shkarko raportin 24 orësh