Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.                

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë  (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

21 – 28

11 – 16

/

3 – 3

2 – 2

8 – 10

2 – 2

47 – 61  

Ndalimet

/

4

1

/

/

2

/

/

7

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 5

/

/

/

/

/

/

3 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrëmbimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Është ndaluar një person për veprën penale Vjedhja nga neni 314 i KPK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.                           

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Tre (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.   

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë  ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, dhje një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Sulmi”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale                   “ Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë  (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ligji mbi miniera dhe minerale” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh