Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 01 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve  të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.  

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 31 janar 2021, dyshohet se në hyrje të stacionit policor në Ranillug, një zyrtar policor me armë zyrtare ka kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit trupi i të njëjtit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

5

/

1

/

/

/

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/

2 – 2

/

/

/

/

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një  (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Rastet tjera me interes për publikun:

Më 31 Janar 2021, dyshohet se në hyrje të stacionit policor në Ranillug, një zyrtar policor me armë zyrtare ka kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit trupi i të njëjtit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 


Shkarko raportin 24 orësh