Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 03 janar 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, i dyshuar për kryerjen e një vepre penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).      

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i  dyshuar për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë ”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të dyshuari për veprën penale “Tentim Vrasje”.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është  ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

3

/

1

1

1

/

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

1 – 1

1 – 1

1 – 6  

/

/

/

3 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i  dyshuar për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë ”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është dërguar në ndalim 48 orësh.  .  

 

Kërkesat për caktim të paraburgimet:

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të dyshuari për veprën penale “Tentim Vrasje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave, me dyshimin se kanë veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

 


Shkarko raportin 24 orësh