Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 janar 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, i dyshuar për kryerjen e një vepre penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).    

  

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

1

1

2

6

/

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

1 – 1

/

2 – 2

/

/

/

3 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë për ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.     

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.     

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh