Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për letë-rreshtim ndërkombëtar ndaj një (1) personi nga neni 142.

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Asgjë për tu raportuar

Informata tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Ankesë kundër aktgjykimit refuzues-lirues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndaj të akuzuarve B.M, F.Zh.E, A.M dhe N.B.. Lidhur me këtë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar që aktgjykimi të anulohet dhe çështja të kthehet në Gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës-Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar personat me inicialet J.K., dhe M.K., me dyshimin se kanë kryer veprën penale” Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.H., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe “Dëmtim pronë”.

Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit B.S., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, janë ngritur gjithsej 4 aktakuza, ndërsa në Departamentin për të Mitur, është ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit F.S., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi seksual i personave nen moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve M.M., S.D., Gj.P., L.Z., në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Bashkëkryerja”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
 

Informata tjera:
Asgjë për tu raportuar
 

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet:
Gjatë 24 orëve të fundit me vendim të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit nga ana e policisë, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar
 

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar
 

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar
 

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar
 

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Prizren në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur tri (3 ) aktakuza, për katër (4) persona për vepra të ndryshme penale.

Informata tjera:
Asgjë për tu raportuar
 

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamentin e Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestarë, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin se viktimës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë dy kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit, njëri në Departamentin e Krimeve të Rënda, kurse tjetri në Departamentin e Përgjithshëm.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar
 

Bastisje:
Një bastisje ka ndodhur në Junik, ku gjatë kontrollit është konfiskuar një armë e zjarrit.
Numri i aktakuzave të ngritura, me theks të veçantë aktakuzat për ‘’Keqpërdorim të detyrës zyrtare’’:

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë –Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza.

Informata tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Gjilan

Më 8 maj 2019, në fshatin Muçibabë, komuna Gjilanit, me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, janë ndaluar dy persona të dyshuar Q.H dhe Xh.M, nga Presheva, pasi që përmes rrugëve dytësore kanë sjellë mallra nga Republika e Serbisë në Kosovë.

- Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Më 13 maj 2019 Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë për urdhërimin e masës së përkohshme të sekuestrimit:

- 2,580 shishe të mbushura me lëngje nga Ndërmarrja private JAFA, me seli në Preshevë.

- Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar
 

Bastisje:
Prokuroria Themelore në Gjilan më 13 maj 2019, ka bërë kërkesë për lëshimin e urdhëresës së urdhër kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, tek 3 (tre) persona të dyshuar, në Gjilan.

Sekuestrimet e përkohshme:
Më 13 maj Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë për urdhërimin e masës së përkohshme të sekuestrimit:
- 1, 130 (njëmijë e njëqind e tridhjetë) shishe të qelqit të mbushura me lëngje nga ndërmarrja private JAFA, me seli në Preshevë,
- 2 (dy) bidonë me nga 18 kg ngjyrë për printer.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 10 (dhjetë) aktakuza ndaj 10 (dhjetë) personave dhe ka hedhur 2 (dy) kallëzime penale ndaj dy personave.

Informata tjera:
Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit R.A., për veprën penale ‘’Ngacmim seksual’’.

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar
 

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar
 

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar
 

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar
 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “organizimin e skemave piramidale”.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka marrë aktvendim për hedhje poshtë/Kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtësve për veprën penale rrezikim i trafikut publik.
 

Informata tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar
 

Sa kërkesa si dhe për çfarë lloj mase?
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër E.H. për veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me 28 KPRK (kodi i ri).
 

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar
 

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar
 

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar
 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë- Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 13 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar
 

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj në 24 orët e fundit ka ndaluar pesë persona.
Në Departamentin për Krime të Rënda është ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (KPRK).

Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 të KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj me urdhër të prokurorit ka ndalur një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shantazhi “ nga neni 329 të KPRK-së.
Kurse, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të mitur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 të KPRK-së.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar
 

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar
 

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar
 

Aktakuzat:
Asgjë për tu raportuar
 

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar
 

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Shkarko raportin 24 orësh