Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, asgjë nuk ka për tu raportuar.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është ndaluar personi me inicialet E.I., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjithsej 23 aktakuza, ndërsa në Departamentin për Krime të Rënda është ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me vendim të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4 ) aktakuza, për gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Më 14 maj 2019, rreth orës 14:30 min., në lagjen “Ortakoll” në Prizren, ka ndodhur një “Vjedhje e rëndë”, nga neni 315 i KPRK-së. Të dyshuarit nuk janë identifikuar, dhe për këtë rast hetimet vazhdojnë.
Më 15 maj 2019, rreth orës 03:00 në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës, ka ndodhur një “Tentim vjedhje” nga neni 313 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Në Prokurorinë Themelore në Pejë në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë dy kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit, njëri rast ka të bëjë për veprën penale “Falsifikim parash” kurse tjetri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
16 aktakuza janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore e Pejës për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Në Departamenti Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një person për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit kujdestar të kësaj prokurorie, Departamenti Përgjithshëm është ndaluar një femër, për shkak të dyshimit që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj (dhunë në familje).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan -Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.GJ., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë ngritur 5 (pesë) aktakuza, ndaj 5 (pesë) personave.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar 3 persona për 48 orë për veprën penale “ Grabitje”.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar të kësaj prokurorive është ndaluar edhe një person për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy aktakuza, për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 (Dhunë në Familje).

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 7 aktakuza.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj –Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person për shkak të dyshimit se kishte për të kryer veprën penale "Kanosja" dhe "Ngacmimi".

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj në 24 orët e fundit ka bërë pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për Krime të Rënda ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga nenin 366/2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 të KPRK-së.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Shantazhi” nga neni 329/1.

Kurse, Departamenti për të Mitur ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 të KPRK-së.

Departamenti për të Mitur ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 të KPRK-së.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë ngritur 25 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Shkarko raportin 24 orësh