Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 maj 2019 - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë e Kosovës, janë ngritur 65 aktakuza për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të Shtetit në të gjitha prokuroritë Themelore, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë 9 persona për vepra të ndryshme penale.
Kurse është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 7 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ndryshme.
Një person i dyshuar për grabitje është ekstraduar nga Mali i Zi, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Pejë, për një rast të ndodhur me 4 maj të vitit 2018.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 bastisje, njëra në lagjen “Arbana” në Prizren, si dhe, tjetra në fshatin Zabërgj, komuna Klinës.
Po ashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) është bërë një ankesë kundër Aktgjykimit për lirimin dhe kthimin e sendeve të sekuestruara sipas neni 229, 274.
Ndërkaq, më 15 maj 2019, në fshatin Rapqe – Komuna e Dragashit ka ndodhur një “Tentim vjedhje” nga neni 313 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Asgjë për tu raportuar

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Ankesë kundër Aktgjykimit për lirimin dhe kthimin e sendeve të sekuestruara sipas neni 229, 274.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar personi me inicialet Q.B., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërkaq, në Departamentin për Krime të Rënda, sipas kërkesës së Gjykatës, është ndaluar personi me inicialet N.B., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar të këtij departamenti, është ndaluar personi me inicialet D.R., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.I., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Departamenti për Krime të Rënda ka bërë një urdhëresë për bastisje, në fshatin Zabërgj, komuna Klinë.

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur gjithsej 25 aktakuza.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.S., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar në Departamentin e Përgjithshëm është ndaluar për 48 orë personi me inicialet Rr.B., për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet B.N., për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me nenin 248 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në lagjen “Arbana” në Prizren, me dyshimin për substanca narkotike.

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9 ) aktakuza, për njëmbëdhjetë (11) persona për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Më 15 maj 2019, në fshatin Rapqe – Komuna e Dragashit ka ndodhur një “Tentim vjedhje” nga neni 313 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë, janë ndaluar dy person për 48 orë, nën dyshimin se njëri ka kryer veprën penale “kanosje”, kurse personi tjetër për veprën penale “Deklarim i rrem”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Një person me iniciale A.B i dyshuar për grabitje është ekstraduar nga Mali i Zi, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Pejë, për një rast të ndodhur më 4 maj të vitit 2018. I njëjti është ndaluar për 48 orë dhe për të njëjtin është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Një person i dyshuar për grabitje është ekstraduar nga Mali i Zi, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Pejë, për një rast të ndodhur me 4 maj të vitit 2018. I njëjti është ndaluar për 48 orë dhe për të njëjtin është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
7 aktakuza janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore e Pejës, për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan - Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një person për 48 orë, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarës F.TH., për shkak të veprës penale ‘’Dhunë në familje’.

Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim që masa e paraburgimit të mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor, ndaj të dyshuarit V.R., për shkak të veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan - Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur 6 (gjashtë) aktakuza, ndaj 8 (tetë) personave, ndër të cilat 4 (katër) aktakuza janë për ‘’Dhunë në familje’’.

Informatat tjera:
Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë të datës 13 maj 2019 dhe ka urdhëruar Sekuestrimin e përkohshëm të 2580 shisheve të qelqit, të mbushura me lëngje nga ndërmarrja private JAFA, me seli në Preshevë.

Gjykata Themelore në Gjilan, ka vepruar sipas kërkesës së prokurorisë të datës 13 maj 2019 dhe ka urdhëruar policinë, që të realizojnë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek 3 (tre) persona të dyshuar, në Gjilan.

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4( katër) personave, për veprën penale “Grabitje”, nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 34 të KPRK-së.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy aktakuza, njëra për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer vepër penale “Posedimi i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur edhe një aktakuzë për vepër penale “Mashtrimi” nga neni 335.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Asgjë për tu raportuar

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë – Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur 6 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me vendim të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.L., nga fshati Glloboqicë- Kaçanik, për shkak se ekziston dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Asgjë për tu raportuar

Bastisje:
Asgjë për tu raportuar

Sekuestrimet e përkohshme:
Asgjë për tu raportuar

Aktakuzat:
Në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, janë ngritur nëntë (9) aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:
Asgjë për tu raportuar

Raste tjera me interes për publikun:
Asgjë për tu raportuar


Shkarko raportin 24 orësh