Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 25 Prill 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetë e shtatë (57) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

22-24

4-6

-

3-3

4-7

7-7

10-10

50-57

Ndalimet

-

4

-

1

4

-

4

1

14

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

4-4

-

-

-

-

1-1

1-1

6-6

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe  dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime nga prokurori i shtetit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të  veprës penale “Vrasja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, ndërsa, tre (3) persona për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë në bashkëkryerje”,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor në bashkëkryerje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për veprat penale  “Dhënia e ryshfetitdhe Marrja e ryshfetit“, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, si dhe një person për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Ngacmimi“,

Tre  (3) aktakuzë kundër tre (3)  personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda,  me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Shkarko raportin 24 orësh