Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 17 prill 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, si dhe ka ngritur ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona si dhe ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, ka paraqit dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur (2) aktakuza kundër (2) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

8 – 9

2 – 2

/

6 – 6

7 – 9

2 – 2

2 – 2

27 – 30

Ndalimet

/

9

/

4

2

2

/

1

18

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

4 – 4

/

2 – 2  

/

/

6 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Vjedhja”. Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, një (1) person për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’ si dhe një (1) për veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personi zyrtar’’


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave më urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) kërkesë është bërë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, si dhe kundër tre (3) personave është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për veprën penale janë ‘’Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Sulmi", ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor".

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kanosja",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Keqpërdorimi i besimit",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Gjuetia e kundërligjshme",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mashtrimi".


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale "Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepër penale "Vjedhje";

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale "Vjedhje e rëndë".

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë".

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personi për vepër penale "Lëndimi i lehtë trupor".


Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit: 

Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave se ka kryer vepër penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Kanosje“

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Mashtrim“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale nga neni 248.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur (2) aktakuza kundër (2)  personave, për veprat penale si në vijim:

(1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 366 të KPRK-së.

(1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 185 të KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh