Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 13 Prill 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se janë ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Speciale ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në katër raste të ndara, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

2-17

8-8

1-1

-

1-1

4-4

7-10

1-1

24-42

Ndalimet

-

1

-

1

4

-

-

5

11

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

3-3

1-1

-

1-2

1-1

-

3-3

9-10

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale. Një aktakuzë kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave është ngritur për veprat penale “Marrje ryshfeti”, nga neni 421 të KPRK-së, “Dhënie ryshfeti”, nga neni 422 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Mashtrim në detyrë”, nga neni 419 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 të KPRK-së dhe “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 të KPRK-së.

Ndërkaq, një aktakuzë është ngritur për veprën penale “Krim kundër njerëzimit”, nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, nga neni 147, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafët 2.6 dhe 2.23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë ” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë ” dhe “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Sulmi’’, ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë, ndaj (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza, ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave“,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3)  personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge

Një (1) aktakuzë kundër katër (4)  personave, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“ dhe “Konflikti i interesit“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve  të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

 Po ashtu, ky Departament, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person tjetër në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.  

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.  

Ndërsa, nga ky Departament, një (1) kërkesë tjetër është parashtruar ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh